Vetëm 8 muaj martesë/ Demet Ozdemir fiton divorcin në një seancë të vetme
8 muaj ka zgjatur martesa e aktores turke Demet Ozdemir dhe Oguzhan Koç.
Çifti i njohur turk u ulën në në tryezën e dasmës me një ceremoni madhështore në gushtin e vitit të kaluar, por martesa e tyre nuk zgjati. Gjatë muajve të fundit ata kanë qenë shumë të komentuar në media për shkak të lajmeve për një krizë në martesë. Derisa ata e pranuan edhe publikisht se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.
Aktorja dhe këngëtari janë parë disa ditë më parë në gjykatë për t’i dhënë fund zyrtarisht martesës. Siç shkruajnë mediet turke, Demet Ozdemir dhe Oguzhan Koç janë divorcuar në vetëm një seancë gjyqësore, pa qenë nevoja për seanca të ndërmjetme pajtimi. Megjithëse prej kohësh, ata jetojnë të ndarë, para se të futeshin në gjykatë, Demet është fotografuar e para dhe Oguzhan pak minuta pas saj.