Vetëm 2 javë pas dasmës, Nihal e serialeve turke në një pritje të ëmbël

Në fillim të muajit shkurt, aktorja turke Hazal Kaya, u martua me të dashurin e saj prej 5 vitesh, Ali Atay. Dasma ishte madhështore dhe kishte të ftuar shumë emra të njohur, mirëpo disa burime të mediave turke, sjellin lajme të tjera nga çifti i ri. Mesa duket, Hazal është në një pritje të ëmbël dhe kjo është një prej arsyet pse dasma e tyre është përshpejtuar, shkruan Who. Përveç kësaj, thuhet se Hazal do të luajë rolin e një gruaje shtatzënë në një telenovelë të re, xhirimet e së cilës kanë nisur.