Vetëm 1 muaj të lidhur, karantina e shtyn Demi Lovato-n dhe partnerin të marrin vendimin për t’u martuar!
Këngëtarja e njohur Demi Lovato po shijon prej një muaji romancën e saj të re me aktorin Max Ehrich.
Për të mos qëndruar larg njëri-tjetrit, Demi dhe Max vendosën ta kalojnë së bashku karantinimin dhe izolimi në shtëpi i ka bërë të marrin vendime të papritura!
Sipas burimeve për “Us Weekly”, aktori është gati për t’i propozuar Demit për martesë, madje do ta bëjë shumë shpejt.
Ai është tepër i bindur se këngëtarja është partnerja perfekte për të dhe ka nisur të mendojë për dasmën.
Pas problemeve të shumta shëndetësore dhe varësisë ndaj lëndëve narkotike, këto kohë Demi ka qëndruar larg telasheve dhe duket se për këtë po e ndihmon edhe partneri i saj i ri.
Megjithatë, ende nuk e dimë nëse vendimi për t’u martuar është një vendim i nxituar karantine, apo dyshja do të realizojë dëshirën për t’u kurorëzuar.
Mbetet të presim për të mësuar të vërtetën!