Vetëm 1 muaj pas lindjes së vajzës, aktorja turke dhe Mesut Ozil marrin ofertën e majme

Muajin e kaluar aktorja turke Amine Gulse dhe futbollisti gjerman, Mesut Ozil u bënë prindër për herë të parë.

Amine solli në jetë një vajzë të cilën çifti e pagëzoi me emrin Eda. Aktorja e kishte mbajtur për 9 muaj të fshehtë shtatzëninë dhe lajmin e bukur e dha ditën kur vogëlushja erdhi në jetë.

Çifti postoi një foto shumë të bukur ku shfaqeshin duke e mbajtur vajzën në krahë dhe kjo foto theu rekord me pëlqime.

Së fundmi mediat turke kanë bërë të ditur se Amine dhe Mesut kanë marrë një ofertë të majme nga një kompani e famshme pelenash fëmijësh.

Kompania ka ofruar 5 milion lira turke që vogëlushja e çiftit të shfaqet në reklamën e tyre.

Çifti ende nuk ka dhënë një përgjigje, por sipas mediave turke nëse ata pranojnë, të gjitha paratë do t’i dërgojnë në trajtimin e fëmijëve të sëmurë.

Kujtojmë që Amine Gulse është shumë e njohur në Shqipëri me rolin e saj në serialin “Mos u dorëzo”, ku luan krah Tolgahan Sayisman.

revistawho.com