Vetëm 1 javë pas lindjes, Diellza Kolgeci shfaqet në formë të shkëlqyer fizike
Përpara 1 jave Diellza Kolgeci u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë një vajzë. Vogëlushja, e cila është fryt i dashurisë së Kolgecit me Fisnik Rugovën, u pagëzua me emrin Helena.
Pavarësisht se kanë kaluar vetëm fare pak ditë që nga lindja duket se Diellza ka arritur të rikthehet shumë shpejt në formën e mëparshme. “Prive” ka publikuar një fotografi të bukuroshes shqiptare, në të cilën ajo duket se ka linja perfekte trupore. Diellza ka pozuar përpara një pasqyre dhe siç duket shtatzënia nuk ka ndikuar aspak në linjat e saj trupore. Ajo vazhdon të jetë njësoj si më parë dhe fotoja mund ta dëshmojë më së miri këtë gjë.
Diellza Kolgeci është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private, sepse gjithçka është zbuluar nga mediat. Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë në mediat rozë doli për herë të parë lajmi se ish-Miss Kosova kishte disa vite e lidhur me Fisnik Rugovën dhe se të dy do bëheshin prindër për herë të parë. /revistawho.com