
Vesin më të keq të Klea Hutës e zbulon Elgit Doda
Kantautori i njohur, Elgit Doda dhe këngëtarja Klea Huta janë kthyer tashmë në çiftin më të njohur të shoëbiz-it shqiptar. Dy personazhet e njohur kanë shumë ndjekës në rrjetet sociale, ndërkohë që marrëdhënia e tyre përbën shumë interes për mediat rozë. Së fundmi kantautori Elgit Doda ka dhënë 25 përgjigjet e tij në 25-së pyetjet e Prive, ku u shpreh se i ka filluar planet për t’u bërë baba.
Mirëpo këngëtari është pyetur për shumë gjëra dhe sigurisht në mesin e pyetjeve, s’do shpëtonte dot ndonjë pyetje për Klea Hutën, të dashurën e tij. “Cili është vesi më i keq i Kleas?”, u pyet ai.“Vesi më i keq i Kleas. Nervi, nevrike!”, ka treguar Elgit Doda./Intv