Veshjen që zgjodhi Xhensila Myrtezaj në “Portokalli” e kishte menduar më parë Marina Vjollca
Me siguri mbrëmjen e djeshme e keni kaluar në shoqërinë e programeve të humorit që për natën speciale të vitit të ri dedikohen edhe më tepër. Siç e do tradita Top Channel zhvilloi një maratonë të gjatë të spektaklit “Portokalli” por me detajin e veçantë të pjesëmarrjes së disa prej emrave më të njohur të këtij show që tashmë sjanë më pjesë e saj.
Përveç Bes Kallakut i cili u rikthye “në shtëpi”, në Portokalli, edhe Xhensila Myrtezaj pati momentin e saj të performancës. Mirëpo përveç faktit që na kishte marrë malli ta shihnim edhe Xhensilën në Portokalli, look-u i saj diçka na kujtoi ne të News31.al.
Në tetor të vitit që lamë pas ishte Marina Vjollca që zgjodhi këtë kombinim në “Klanifornia”.
Nuk dimë nëse ishte rastësi zgjedhja e njëjtë apo Xhensila e ka pëlqyer kur e veshi më herët Marina por e rëndësishme është që të dyja vajzat shkëlqyen njësoj me të. /News31.al