Veshjen 65 mijë dollarëshe të Kylie Jenner në karantinë mund ta gjeni për 2000 lekë në një treg normal shqiptar

E keni parasysh shprehjen e famshme të karantinës: “Jemi të gjithë sëbashku në këtë pikë”? Ashtu sikurse mund ta keni ndierë edhe vetë, ditët e izolimit u kaluan ndryshe nga njerëz të ndryshëm.

Arsyeja? Ajo që Beyonce ndryshe do ta përshkruante si ‘Kush e udhëheq botën’: PARAJA. Kylie Jenner fillimisht bëri një blerje prej 36.5 milionë dollarësh gjatë karantinës. Kylie e shpenzoi këtë shumë për rezidencën e saj të re.

Këtë herë, ajo ka postuar një foto në Instagram, ku shihet veshur me një palë pantallona portokalli dhe prerje reçipetash, ku theksohen format trupore. E nëse po mendoni se Kylie është veshur thjeshtë…po mendoni gabim.

Pantallonat në foto kushtojnë 15 mijë dollarë. Reçipetat, 259 dollarë. Vëthët, 50 mijë dollarë. (Na lejoni të bëjmë mbledhjen). Pra, në total, një outfit i tillë ka kushtuar 65.259 dollarë, pa llogaritur 1 dollarëshin bakshish që me siguri Kylie nuk e ka kursyer.

A mund ta gjeni këtë veshje (ndoshta edhe një më të bukur) në një treg normal shqiptar për vetëm 2000 lekë të reja? Natyrisht. Por, gjithsesi nuk do blesh dot emrin e Kylie Jenner. *cry in spanish* /News31.al