Veshja në karantinë e Kylie Jenner kushton plot 70 mijë dollarë
Karantina nuk e ka ndaluar Kylie Jenner që të vishet dhe të mbajë veten në formë.
Ajo gjatë gjithë kohës poston foto nga përditshmëria e saj e re në karantinë dhe me thënë të drejtën nuk duket aspak e mërzitshme, sidomos veshjet e saj.
Jo më larg se dje, Kylie postoi një foto dhe i gjithë rrjeti po merret me pantallonat e saj dhe jo më kot, pasi ato kushtojnë plot 15 mijë dollarë. Po, po e lexuat mirë!
Po e përsërimin edhe njëherë: Kylie Jenner veshi një palë pantallona që kushtojnë 15.000 dollarë!
E kemi fjalën për pantallonat portokalli që kanë detaj disa kryqe ngjyrë të zezë.
Pantallonat ndrysh quhen “Cross Patch” dhe i përkasin firmës “Chrome Hearts”.
Sipas “Cosmopolitan” këto llogari janë kryer nga faqja në Instagram “Kylie Jenner Closet”.
Por ndër të tjera është llogaritur e gjithë veshja e saj. Crop top-i që Kylie e ka kombinuar me pantallonat e saj kushtojnë 259 dollarë, ndërsa vathët me diamand kushtojnë plot 50 mijë dollarë.
Pra, e gjithë veshja e saj shkon gati 70 mijë dollarë.