“Veshja ime s’është transparente!”- Pasi fotot e saj bënë xhiron e rrjetit, reagon Xhesika Polo: Kushdo që ka njollosur imazhin tim do të përballet me…
Prej dy ditësh, në rrjet po qarkullon me shpejtësi një foto e këngëtares Xhesika Polo.
E realizuar gjatë performancës së saj në natën e dytë të “Festivalit të 59-të të Këngës”, në të dukej sikur pjesët intime të Polos ishin ekspozuar më shumë se ç’duhej.
Këngëtarja kishte zgjedhur një veshje ku mbizotëronte tyli në ngjyrë mishi, teksa në disa pjesë kishte detaje të qendisura në ngjyrë të bardhë.
Sapo ka parë ç’po ndodh në rrjet, Xhesika ka reaguar menjëherë në llogarinë e saj në Instagram.
Polo e ripublikoi foton që qarkulloi në rrjet bashkangjitur me foton që ajo vetë ka publikuar me të njëjtën veshje, teksa krahas saj shkroi:
“Kjo në të majtë ishte veshja ime natën e dytë të ‘Festivalit të 59-të’ në RTSH! Kjo fotoja në të djathtë është një foto që po qarkullon në rrjet këto dy ditë me komente të tmerrshme e mllef e vrer!
Unë sot u hasa me të dhe jam e shokuar! Nuk dua të zgjatem shumë, ama dy fjalë do i them…
Më vjen keq për mendjen e sëmurë që tregon ajo foto e bërë në atë mënyrë, që ndjesia e vetme që morën nga kënga ime ishte të shkrepnin me vrap këtë foto dashakeqe që të ndiheshin pak më mirë për veten.
Veshja ime nuk është transparente dhe kjo shihet qartë në foton me cilësi!
Kushdo që ka njollosur imazhin tim do të përballet me instancat përkatëse, sepse nuk është normale të lëndoni njerëzit dhe të flini rehat!
S’e di si ju zë gjumi. Unë gjithsesi do fle shumë e qetë sot, pasi kam bërë një këngë shpirti që e kanë vlerësuar dhe e kanë dashur mijëra njerëz dhe për mua kjo ka rëndësi!”