“Veshin e çarë ia qepën në spital, hematoma në sy, kokë dhe trup” – Gazetarja e njohur publikon fotot e djalit që iu dhunua sot në protestë

Gazetarja e njohur, Kozeta Zavalani ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social facebook dhunimin e djalit të saj, nga forcat e policisë gjatë protestës së ditës së sotme.

Zavalani shkruan se djali i saj është me veshin e çarë, që ia qepën në spital, me hematoma në sy, kokë e kudo në trup, pasi ka qëndruar 9 orë në paraburgim dhe u lirua me detyrim paraqitjeje si pjesëmarrës i tubimeve të paligjshme.

“Kam kaluar orë të tmerrshme në ankth. Më në fund, pas 9 orësh, neodiktatura me maska, pasi e dhunuan pa paralajmërim, ne mënyrë të pajustifikueshme e kriminale tim bir, Mend Zavalani, që mban emrin e paraardhësit e patriotit Menduh Zavalani e liruan nga paraburgimi me dëmtime të rënda dhe detyrim paraqitjeje. Krimi: qendrimi në mbrojtje të Teatrit…

Tani është I traumatizuar, me veshin e çarë, që ia qepën në spital, me hematoma në sy, kokë e kudo në trup, pasi ka qendruar 9 orë në paraburgim dhe u lirua me detyrim paraqitjeje si pjesëmarrës I tubimeve të paligjshme…arkitekti që nuk donte veçse të mbronte një vlerë kombëtare!” shkruan gazetarja Zavalani.

Kam kaluar orë të tmerrshme në ankth. Më në fund, pas 9 orësh, neodiktatura me maska, pasi e dhunuan pa paralajmërim, ne…

Geplaatst door Kozeta Zavalani op Zondag 17 mei 2020