“Vesha fustan antiplumb”/ Këndoi në inaugurimin e Joe Biden si President, Lady Gaga zbulon detaje nga performanca e saj: Askush s’e di që…
Këngëtarja Lady Gaga ka zbuluar se kishte veshur një fustan antiplumb në inaugurimin presidencial të Joe Biden. Gaga këndoi “The Star Spangled Banner” në Kapitolin e SHBA-së, përpara se Biden të betohej si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara në muajin janar.
Gjatë një intervistë të re për revistën “Vogue”, artistja tha:
“Kjo është një nga ditët kur jam ndjerë më krenare në të gjithë jetën time. Ashtu si shumë njerëz në Amerikë, ndjeva një frikë të madhe kur Trump ishte president dhe fitorja është diçka për të cilën do të mund t’u tregoj fëmijëve të mi.”
Këngëtarja u ndal te veshja e ditës së rëndësishme dhe zbuloi një sekret:
“Të këndoj me një fustan antiplumb ‘Schiaparelli’… Nuk e di nëse njerëzit e dinë këtë për mua, por nëse nuk do të isha kjo që jam sot, do të kisha qenë një gazetarel ufte. Kjo ishte një nga ëndrrat e mia”.
Gaga mbështeti fushatën e Biden-it përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit të kaluar. Ajo mori pjesë në një ngjarje speciale për të në Pittsburgh, Pensilvani, ku ajo mbajti një fjalim dhe performoi “Shallow” dhe “Yoü and I”.