Vesa Luma nis jetë të re në Amerikë, tregon shtëpinë ku po jeton

Këngëtarja Vesa Luma para pak ditësh i është bashkuar bashkëshortit të saj, Gerald Xhari (Big Basta) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku thuhet se kanë vendosur të jetojnë tani e tutje. Vesa ka bërë publike fotografitë e vendit ku ajo do të jetojë, banesën dhe ambientin përreth. Vesa dhe Big Basta u martuan gjatë një ceremonie VIP dhe janë prindër të djalit, Liam.