Vesa Luma mezi po pret të kthehet në Zelandë të Re
Vesa Luma ka thënë përmes një fotografie në Instagram, se mezi pret të kthehet në Zelandë të Re.
Fillimisht, këngëtarja u solidarizua me viktimat që humbën jetën pas një sulmi terrorist që ndodhi javën e kaluar. 50 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga një Australian, i cili është arrestuar dhe pritet të marrë dënimin. Nëse nuk e dini, Vesa ka jetuar në Zelandë të Re bashkë me bashkëshortin e saj Big Basta, për një kohë të gjatë, por u kthye në Kosovë, për të qëndruar disa muaj, shkruan Prive. Ajo tha se i mungon ky vend i bukur dhe se mezi pret të kthehet, pavarësisht asaj që ka ndodhur.