Vesa Luma feston ditëlindjen, dedikimi i Big Bastës është nga ata më romantikët
Këngëtarja e njohur, Vesa Luma, feston sot ditën e lindjes. Ajo ka marrë urime të shumta nga miq e familjarë, por pa dyshim fjalët më të ëmbla i ka marrë nga njeriu i zemrës, reperi Big Basta. Ai i ka dedikuar një postim mjaft romantik, i cili ka emocionuar pa masë Vesën.
“Sot eshte ditelindja e zemres sime Vesa Luma.. Nuk harrohen momentet qe kemi kaluar dhe po kalojme bashke, ato premtimet e bukura ne netet e gjata nen driten e henes qe pasqyronte ne fytyren tende. U dashurova me ty qe ne momentin e pare dhe cdo dite e me shume me shtohet dashuria. Te falenderoj per gjithcka qe je dhe per qe je kaq perfekte, nje nene e shkelqyer, grua dhe shoqe e pazevendesueshme! Te uroj ti gezosh dhe 1000 ditelindje te tjera me emer dhe 100 tjera me jete! Te dua!”, shkruan Big Basta.
“Jeta ime është e përmbushur kur kam mbretim tim afër. Të dua shumë jetë”, ka qenë përgjigja e këngëtares. Kujtojmë se Vesa dhe Big Basta janë prindër të një djali, të quajtur Lian.