Vesa Luma dhe Big Basta, 8 vjet martesë jo si gjithë të tjerët
Si sot 8 vite më parë, Big Basta dhe Vesa Luma kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. E fill pas atij momenti dyshja ka jetuar një histori plot emocione e dashuri.
“12.12.12 u kurorezua nje dashuri nga e cila lindi qenia me perfekte ne bote!
Sot pas 8 vitesh nuk jemi ne Paris,vetem ne te dy @bigbastazone po jemi ne ishullin e bukur te Zelandes duke festu festen modeste te fundvitit ne kopshtin e Lianit tone😍- dhe kjo qenka knaqesi shume ma e madhe ❤️
Fati im i madh eshte qe ketu ne kete vend,njoha anen tjeter tenden @bigbastazone – nje baba e bashkshort qe sfidon udheheq e drejton ne rruget te cilat sic duket jane te duhurat keto kohe te veshtira per te gjithe!Gezuar jete! Une e Liani do te jemi perhere me ty❤️,ore edhe ne Mars me shku 🙈! Te dua shume🙌”, ka shkruar Vesa krah fotos me njeriun më të rëndësishëm në jetën e saj.
Vesa dhe Big Basta u martuan në Paris, ndonëse dasmën e organizuan më vonë në Sarandë, një moment jo si gjithë të tjerët ky, pa të ftuar VIP, por me shumë harmoni.
Sot dyshja festojnë në Zelandën e Re së bashku me djalin e tyre, e duket se Vesa dhe Lian janë gati ta ndjekin babin deri në mars./revistawho