Vesa Luma 10 muaj pa grim, rezultati në lëkurë i pabesueshëm

Jemi mësuar gjithmonë që personazhet e famshme t’i shohim gjithnjë të kuruara deri në detaj. Por ndodh që edhe femrat e njohura të ekranit të qëndrojnë për muaj të tërë pa bërë makijazh. E një ndër to është edhe këngëtarja Vesa Luma, e cila ka disa kohë që është zhvendosur në Zelandën e Re. Ajo ka postuar së fundmi në “Instastory” një foto ku shfaqet pa make-up dhe zbulon një sekret për fansat e saj, shkruan Panorama Plus. Këngëtarja ka treguar që janë bërë 10 muaj që nuk ka vënë grim dhe se fytyra e saj tani ndihet më e freskët. “10 muaj pa makijazh dhe fytyra po ndihet sërish e freskët pas kaq vitesh”, ka shkruar ajo.