Verë elektrizuese! Enrique Iglesias e Ricky Martin koncerte në Tiranë!

Dy ikona të muzikës do të vijnë në Shqipëri së shpejti. Enrique Iglesias dhe Ricky Martin do të performojnë në kryeqytet këtë verë.

I pari si ambasador i kulturës spanjolle, do të performojë më 30 qershor, duke i paraprirë Javës së Kulturës Spanjolle. Ndërsa Ricky Martin, njoftimin e të cilit e ka shpërndarë në rrjet edhe kryeministri Edi Rama, do të performojë në sheshin “Skënderbej” mbrëmjen e 20 korrikut. Kjo është hera e parë që këngëtari vjen në Tiranë.

Ylli botëror i muzikës Ricky Martin, në kuadër të turit të tij “RICKY MARTIN SYMPHONIC”, ka vendosur që të bëjë një ndalesë edhe në Shqipëri.