Vera që gjeti “single” Beatrix Ramosajn, si duket këngëtarja pa filtra në plazhin e Dhërmiut

Tetë muaj pas ndarjes nga i dashuri, këngëtarja simpatike Beatrix Ramosaj mesa duket është ende single. Artistja që këtë vit festoi 23 vjetorin është fotografuar nga paparaci në plazhin e Dhërmiut, ndërsa po relaksohej me nënën e saj. E veshur me një palë bikini ngjyrë neoni, keni mundësinë ta shihni Beatrix-ën pa filtra dhe të krejtësisht të shkujdesur. Edhe pse duket pak ndryshe nga fotot që jemi mësuar të shohim në rrjetet sociale ku fotot zakonisht postohen me filtra nga vajzat VIP, prapë Beatrix është e freskët dhe e këndshme. Mesa duket kjo verë e gjeti të padashuruar artisten, e cila për ndarjen nga partneri u shpreh edhe gjatë spektaklit “YFSF”, fituesja e të cilit u shpall. Pas atij show Beatrixi bëri një ndryshim stili edhe si këngëtare. Ajo hoqi dorë nga baladat siç ishte “Dhoma 609”, për t’u rikthyer më e fortë para publikut me klipin “Pa ndjenjë”. Në klipin në fjalë shihet Trixa bashkë me balerinin Kris Dalipi në skena të vërteta erotike, duke bërë dashuri pasionante në shtrat. Jo rastësisht Trixa ftoi djalin bukurosh gjithë muskuj për këë projekt, pasi ai ka qenë gjithashtu partneri i saj në spektaklin “Dancing with the Stars”.