Vera Grabocka pakt me Zotin, asnjë rrudhë në fytyrë si 20 vjeçaret

Regjisorja Vera Grabocka ka postuar një foto të fundit në rrjetet sociale të shkrepur nga fotografi Ergys Zhabjaku. E veshur me të zezën e shndritshme, ku bluza me frudhë i zbulon supet, ajo bën përshtypje me stilin e saj vajzëror. Për të mos folur për portretin pa asnjë rrudhë njësoj si 20 vjeçaret. Kujtojmë që Vera këtë mars festoi 67 vjetorin, kështu që ajo ose do ketë bërë pakt me Zotin për rininë e saj të përjetshme, ose ka disa sekrete personale që ende s’na i ka treguar. Dimë që një nga ritualet e saj është vrapi nga liqeni./Story.al/