Vera Grabocka më romantike se kurrë, uron Timo Fllokon me foton nga Malibu

Ditën e djeshme pamë shumë në rrejtet sociale rreth Shën Valentinit të VIP-ave. Lule, dhurata, deklarata romantike dhe gjithçka tjetër që përmban kjo festë u trasmetua edhe Instagram, ku personazhet nuk ngurruan të tregojnë anën e tyre më romantike.

Por nëse do të duhet të zgjidhnim, do të ishte pikërisht ky çifti që e fitoi ‘betejën’ për dozën e romanticitetit. Vera Grabocka ka publikuar një foto me bashëkshortin e saj, aktorin e njohur Timo Flloko.

Të harmonizuar dhe duke u puthur në buzë, regjisorja e ka uruar me fjalët më të ëmbla për këtë Shën Valentin. “Dashuria… univers, gravitacion magjik. V-ja afron dy skaje në të njëjtën pikë ❤️ Malibu-Gusht 2021” shkruan Grabocka, duke rrëmbyer edhe komente të shumta, në një nga daljet e tyra të rralla në rrjetet sociale.