Vera Grabocka kombinon çiftet e famshme që do të marrin pjesë në “Dance with me”
Edhe pak javë na ndajnë nga nisja e edicionit të gjashtë të spektaklit të kërcimit “Dance with me”. E si pasojë të gjithë jemi kuriozë që të dimë se kush nga personazhet e njohur do të marrë pjesë të kombinuar nga regjisorja e spektaklit, Vera Grabocka. Pak javë më parë “News 31” zbuloi dy çifte konkurrente të edicionit të gjashtë.
Kejvina Kthjella do të jetë në çift me Eduart Ndocajn, ndërsa Era Rusi me moderatorin Florian Agalliu.
Ndërkohë, “Blitz.al” ka zbuluar edhe 3 çifte të tjerë që do të jenë pjesëmarrës në spektaklin që pritet të startojë në fillim të shtatorit.
Gjithashtu burime për “Blitz.al” kanë treguar se këngëtarja Çiljeta Xhilaga do të jetë në çift me ish-konkurrentin e Big Brother Valer Kolnikajn.
Këngëtari Mateus Frroku do të jetë në çift me Eliona Pitarkën, aktoren e programit të humorit “Duplex”.
Një tjetër konkurrent i përfolur është edhe moderatori i “Trokit”, Ermal Peçi, edhe pse ende nuk e dimë se kë do të ketë partnere.