Veprimi i (pa)qëllimshëm i Lorit për Romeon që nuk i pëlqeu fansave
Prej disa kohësh po përflitet për një lidhje mes Romeo Veshaj dhe Lori Hoxhës.
Së fundmi dyshimet u shtuan edhe më shumë, ndaj ajo ka vendosur t’u japë fund të gjitha thashethemeve.
Një komentuese i ka shkruar Lorit në një postim: “Kunatë me Bora Zemanin”, ndërkohë përgjigjen e ka marrë nga një tjetër komentuese, e cila shkruan: “Lori s’është aq budallaqe sa të lidhet me Romeon, tung”.
Pikërisht këtij komenti Lori i ka bërë like, duke treguar kështu se mes saj dhe Romeos nuk ka asgjë, por kjo deklaratë mund ti duket pak e rëndë aktorit i cili me siguri nuk do e presë mirë.
Nuk dihet se si do e presë Romeo këtë veprim të (pa)qëllimshëm, por me siguri të plotë mund të thuhet që fansave nuk iu ka pëlqyer kjo gjë.
Ata kanë vërshuar me komente duke i qarë hallin saktësisht lajmeve të portaleve, të cilat sigurisht e kanë marrë për ta interpretuar si përgjigje këtë veprim të Lorit.
Ndërkohë, llogaria që ka shkruar këtë koment, momentalisht nuk figuron aktive. Ajo duket të jetë mbyllur.
/Prive.al