Venera dhe Lindi nuk janë si gjithë çiftet e tjera dhe arsyeja është kjo!

Venera dhe Lindi janë një nga çiftet më të dashura të show biz-it shqiptar, kjo për faktin se dyshja nuk kanë qenë kurrë pjesë e skandaleve mediatike, por gjithnjë në heshtje kanë shijuar dashurinë e tyre.

Herë pas here ata kanë bërë dhe publikun pjesë të kësaj dashurie me këngë, që menjëherë janë kthyer në hite e që kryesisht na kanë treguar sa e bukur është dashuria e sa të bekuar janë ata që e përjetojnë.

Sa herë shfaqen bashkë në publik marrin gjithnjë vëmendje dhe të gjithë i admirojnë për marrëdhënien që në dukje është aq e paqtë, por ajo që ne nuk dinim është se ndryshe nga çiftet e tjera Venera është ajo që bëhet gati e para.

Sado e çuditshme të duket, këngëtarja e cila duket gjithnjë e kuruar në detaje bëhet gati para partnerit të saj dhe këtë e zbuloi vetë ajo përmes një postimi në Instagram, ku në një foto që dukej bukur si gjithmonë mbishkroi:

“A jam vajza e vetme që bëhet gati më para se djali”

Çfarë tërhoqi vëmendjen ishte komenti i Lindit: “Shpifje për të ma ulur figurën”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by VENERA (@veneralumani)

Sesi është e vërteta s’kemi nga ta dimë, por sidoqoftë dimë me siguri se të dy duken bukur gjithmonë.