Vendosnin baste, luanin me poker dhe pinin kokainën, të rinjtë kapen në flagrancë nga policia

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” të Policisë së Tiranës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Game over”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: F. K., 30 vjeç, Sh. O., 34 vjeç, E. L., 36 vjeç, M. M., 26 vjeç, B. Z., 33 vjeç, E. R., 28 vjeç, A. B., 23 vjeç, S. C., 33 vjeç, H. N., 34 vjeç, E. H., 22 vjeç, dhe V. M., 26 vjeç. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. S., 23 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke vendosur baste sportive online, duke luajtur poker me çipsa dhe duke konsumuar kokainë, 11 shtetasit e arrestuar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 18 aparate celulare, shuma të ndryshme parash, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Vijon puna për kapjen e shtetasit L. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al