‘Vendosni Kosovën në hartë’/ Bashkohen të tjerë VIP-a!, nisma merr mbështetjen e Dafina Zeqirit, Beatrix dhe Robert Berishës, artistët: Ky është turp
Dafina Zeqiri ka reaguar publikisht dhe i ka kërkuar shpjegim kompanisë për mos theksimin e kufijve territorialë të Kosovës në hartë, duke e bërë atë të duket sikur është pjesë e Serbisë.
Në vijim të thirrjeve publike që na vijnë nga të famshëm shqiptarë për vendosjen e Kosovës në hartën dixhitale të kompanisë Apple, iu është bashkuar dhe ai i Dafina Zeqirit, Beatrix Ramosajat dhe Robert Berishës.
Dafina ka reaguar publikisht sot dhe i ka kërkuar shpjegim kompanisë për mos theksimin e kufijve territorialë të Kosovës në hartë, duke e bërë atë të duket sikur është pjesë e Serbisë.
“@apple ne po presim #vendoskosovënnëhartë Ky është turp, veçanërisht nga një kompani amerikane (Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet në 17 shkurt 2008. Është viti 2020! Pse akoma nuk jemi në hartë?”
Ndërsa Robert Berisha dhe Beatrix Ramosaj kanë bërë repost foton e peticionit.
Ky peticion i ndërmarrë online nga artistët shqiptarë por edhe qytetarë të tjerë që i janë bashkuar më pas, vjen pasi kompania e mirënjohur “Apple” ka fshirë në hartë kufirin ndarës mes Kosovës dhe Serbisë, duke e konsideruar Prishtinën pjesë të Serbisë dhe emri Kosovë nuk ekziston askund. Deri tani me dhjetëra artistë i janë bashkuar peticionit të nisur fillimisht nga Dua Lipa, ku duket se asnjë shqiptar nuk e pranon këtë padrejtësi të bërë ndaj Kosovës.
Pas peticionit që është iniciuar nga këngëtarja Dua Lipa ndaj kompanisë “Apple” e cila e ka konsideruar Kosovën pjesë të Serbisë kanë reaguar shumë artistë të tjerë e një prej tyre është dhe Rita Ora.
(A.B)/Dosja.al