I vendosi dorën në fyt Elvana Gjatës, këngëtarja nxjerr momentet nga prapaskenat e klipit

Dje këngëtarja Elvana Gjata publikoi klipin e saj më të ri me titull “Ku vajti”, që duket se është pritur shumë mirë nga publiku. Pjesë e klipit është një moment ku një balerin i harkon krahun tek fyti, moment i koreografisë në të cilën është e përfshirë edhe Elvana. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një video nga prapaskenat e klipit dhe punës me balerinët për ta mësuar atë. “Do biesh, do biesh, do thyesh në mes pastaj do ngrihesh. (Ps: Balerinët më kanë prit goxha mirë!)”-ka shkruar Elvana, sipas Ëho. Ndërkohë në vijim ka postuar një tjetër video ku shihet se ka arritur ta realizojë koreografinë siç duhet për një rezultat maksimal në klip.

Elvana-Gjata-2