“Vendoseni atë dreq maske”, Jennifer Aniston mesazh inkurajues për fansat, diva e filmave flet për COVID-19

Jennifer Aniston, aktore e njohur, flet në mesazhin e saj edhe për abuzimin me lajmet në mediat botërore dhe rrjetet sociale.

Të martën ylli i shfaqjes “The Morning Show”, postoi një foto të sajën në Instagram me maskë, shoqëruar me një mesazh inkurajues për miliona ndjekësit e saj që të gjithë të ruhen me mjete mbrojtëse nga koronavirusi. Ajo shkruan se: Unë e kuptoj se maskat janë të papërshtatshme dhe të parehatshme, por a nuk mendoni se është më keq që bizneset po mbyllen, punëtorët po humbasin punën e tyre, mjekët janë të lodhur nga e gjithë kjo situatë dhe po humbasim shumë jetë sepse, ne nuk po bëjmë detyrën tonë.

Aktorja gjithashtu foli për shpirtin njerëzor dhe bashkëpunimin. “Unë vërtetë besoj në mirësinë e njerëzve prandaj them se ne mund ta bëjmë të gjithë këtë… Por prapë ka shumë njerëz që refuzojnë të marrin masat e nevojshme për parandalimin e virusit dhe të mbajnë njëri-tjetrin të sigurtë,” vazhdoi ajo.

Aniston, flet në mesazhin e saj edhe për abuzimin me lajmet në mediat botërore dhe rrjetet sociale. “Njerëzit duket se po e marrin këtë si një abuzim të heqjes së të drejtave të tyre, por kjo është thjesht një rekomandim që po politizohet nga disa njerëz për qëllimet e tyre. Ky nuk duhet të bëhet një debat, prandaj nëse ju intereson jeta e njerëzve, ju lutem vendoseni atë dreq maske dhe inkurajoni të tjerët rreth jush.”,-mbyll ajo reagimin e saj.

POSTIMI I PLOTË NË INSTAGRAM:

View this post on Instagram

I understand masks are inconvenient and uncomfortable. But don’t you feel that it’s worse that businesses are shutting down… jobs are being lost… health care workers are hitting absolute exhaustion. And so many lives have been taken by this virus because we aren’t doing enough. ⠀ ⠀ I really do believe in the basic goodness of people so I know we can all do this 🥰 BUT still, there are many people in our country refusing to take the necessary steps to flatten the curve, and keep each other safe. People seem worried about their “rights being taken away” by being asked to wear a mask. This simple and effective recommendation is being politicized at the expense of peoples’ lives. And it really shouldn’t be a debate 🙏🏼 ⠀ ⠀ If you care about human life, please… just #wearadamnmask 😷 and encourage those around you to do the same ❤️

A post shared by Jennifer Aniston (@jenniferaniston) on

Burimi: CNN