“Vendosa të them të vërtetën dhe pse dhemb”, EGLA CENO rrëfen të pathënën e fitores së BBV, lidhja “FAMILJARE” me drejtuesit

Aktorja e njohur Egla Ceno, njëkohësisht fituesja e edicionit të 3-të të Big-Brother Vip, vazhdon të jetë akoma në qendër të vëmëndjes nga mediat dhe rrjetet sociale.

Kjo pasi një pjesë e mirë e publikut duket se ende nuk e pranojnë se ishte ajo që e rrëmbeu çmimin e madh.

Kështu Egla ka vendosur t’u japë fund këtyre zërave duke thënë të vërtëtën që fshihet pas fitores së saj.

Përmes një postimi në InstaStory ish-banorja e BBV ka thënë se e ka fituar edicionin e tretë për shkak “të lidhjes familjare” që ka me drejtuesit e Top Channel.

“Vendosa të them të vërtetën edhe pse dhemb, e vërteta dhemb. Të them të vërtetën pse si tek e fitova unë Bigun”, u shpreh Egla.

“Sepse ka pasur disa komente tuaja që kanë zbuluar të vërtetën kështu që nuk do të fshihem më dhe po e konfirmoj. Unë e fitova Bigun sepse Ledion Liço, prezantuesi është djali i burrit të tezes xhaxhait të hallës së tezes së babait nga ana e nënës, kurse Lori me Sarën që janë shumë të rëndësishme janë gocat e xhaxhait të tezës së nënës. Kështu që nuk kishte se si mos ta fitoja unë Bigun”.

Ndër të tjera ajo shtoi: “Po e them këtë gjë edhe pse do të më kushtojë shumë sepse nuk mund t’i tregoj sekretet e Bigut po e them se ju më zbuluat dhe është më mirë të them të vërtetën. Ja pra, kjo është arsyeja se përse unë e fitova Bigun”– ka theksuar ajo me ironi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Egla Ceno (@egla_ceno)

liberale.al