Vendimi i pazakontë i juristes, planifikoi ngjizjen e fëmijëve që të lindnin nën shenjën e Demit

Pas parashikimit të shenjës së Demit në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, biseda u ndal te e ftuara e ditës, Mardiola Baco. Juristja e ka planifikuar ngjizjen e fëmijëve që të dy t’i përkisnin shenjës së Demit. Ajo shpjegon të gjitha karakteristikat e Demit që e bënë të merrte këtë vendim për ardhjen në jetë të fëmijëve.

Mardiola Baco: Fëmijët të dy i kam bërë me planifikim, jo lindjen me planifikim, ngjizjen. Kam llogaritur muajt që kur do lindin fëmijët. Lindjet i kam bërë natyrale, jo cezariane, pa stimulues. Kjo për vetë faktin se vetë shenja e Demit është shenjë toke, duke marrë parasysh që është shenjë toke detyrimisht janë shumë me këmbë në tokë, janë shumë altruistë, individualistë, janë njerëz të cilët kokëfortësinë e kanë tiparin kryesor të tyre. Do më hanin çdo lloj gjelle që do gatuaja, sido që ta gatuaja.

Katerina Trungu: Sepse e kanë qejf ushqimin.

Mardiola Baco: E shijojnë ushqimin.

Katerina Trungu: Ama kokëfortësia duhet të të ketë lodhur pak, shpenzimi i parave gjithashtu.

Mardiola Baco: Janë shumë inteligjentë.

Ermelinda Ndoja: Janë shumë të qetë, të durueshëm.

Mardiola Baco: Janë njerëz të cilët nuk falin kollaj, por dinë të duan shumë. Janë njerëz të cilët financat e tyre i kontrollojnë në mënyrën më absolute të mundshme.

Katerina Trungu: Të tuat i kontrollojnë dhe i shpenzojnë mirë.

Mardiola Baco: Nuk janë shpenzues, janë financierët më të mirë.

Ermelinda Ndoja: Këto karakteristika që sapo the, i kanë të dy fëmijët e tu?

Mardiola Baco: Patjetër, të dy fëmijët. Përveç kokëfortësisë që do doja të mos e kishin, por prapë kam bërë kompromis me këtë./tvklan.al