Vëllezërit korçarë izolohen në Amerikë/ Stefi Prifi: Anuluam dy koncerte fitimprurës, kur të kthehemi…

Dihet që çdo vit në këtë periudhë, vellezërit e famshëm korçare në muzikë, Stefi dhe Endri Prifti e kalojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku çdo vit mbajnë turin e tyre koncertor në disa shtete atje.

Situata e përhapjes së Koronavirusit, i ka gjetur përtej oqeanit, duke u detyruar te pezullojne aktivitetin e tyre artistik.

Për “Panorama Plus”, Stefi tregoi detaje nga situata në të cilën ndodhen dy vëllezërit, ndërsa ndodhen larg Shqipërisë .

C’mund të themi në këtë kohë enigmatike?!Dy koncertet e rradhës në Washington dhe në Boston u anuluan, edhe pse parashikohej të ishin super full”, tha Stefi. Pyetjes nëse do të kthehen apo do e kalojnë në SHBA këtë periudhë kritike, ai iu përgjigj: “Do të kthehemi edhe ne, se nëse nuk kthehemi do të na duhet të qëndrojmë një muaj këtej”. Pas kthimit, cfarë do të bëjnë në Tiranë? “Nëse situata do të kthehet në normalitet, kemi disa kengë që duhet t’i përfundojmë në studio”, tha Stefi, vëllai më i madh i Endri Priftit.

4EDAEC86-CBC7-4645-8118-16620227D899