“Vëllau si shkau”, reagon Robert Berisha pas deklaratës së fortë të Patrisit

Të shtunën mbrëma, Patris Berisha ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku foli për herë të parë për deklaratën e fortë të vëllait të tij Robert Berisha për Tunën. Berisha gjatë një interviste është shprehur se nuk dëshironte ta shikonte në sy kunatën e tij. “Vëllau është si shkjau (serbi)”, tha ndër të tjera Patrisi, fjalë të cilat bënë bujë të madhe në media. Ndërkohë ditën e sotme, i ftuar në emisionin ‘Rreze dielli’, Robert Berisha ka reaguar për deklaratën e fortë të të vëllait. “Janë disa thënie të këtij lloji në Kosovë dhe e kam menduar si shaka duke qenë se e njoh Patrisin shumë mirë, është çun shumë i mirë dhe pozitiv. Patrisi e tha atë që duhet me thënë. Mua mu dukën shumë mirë aty dhe shpresoj që t’i shoh gjithë jetës mirë. Secili ka familjen e vet”, u shpreh Roberti.

I pyetur nëse është mërzitur për fjalët e të vëllait, këngëtari tha ‘Jo’, pasi sipas tij, të gjithë e dinë se ç’ka bërë ai për familjen. “Jo, unë e di të vërtetën, e di sa jemi të lidhur ne familjarisht brenda shtëpisë së Berishajve. Nuk është puna që e kemi përjashtuar Tunën, por siç tha dhe Patrisi, brenda Berishajve të gjithë e dinë, janë disa komente në Youtube, ka dokumente. Nuk kënaqem prej komenteve sepse mua më duken shumë të mirë, por ka ca komente të njerëzve që më njohin mua më herët dhe e dinë çfarë kam bërë për familjen, për vëllain, që duhet ta bëjë secili për familjen e vet, shkruan Panorama Plus. E vërteta gjithmonë del. Unë besoj që i kemi dhënë fund me të gjitha këto. Ndoshta edhe unë kam bërë gabim, por unë i uroj shumë sukses, shëndet cunit të tyre dhe besoj që me këto i mbyllim të gjitha këto muhabete.” përfundoi Roberti.