“Vëllai im i madh”, këngëtarja e njohur i bën dedikimin e veçantë Adi Krastës

Këngëtarja nga Kosova, Flaka Krelani i ka bërë një dedikim të veçantë gazetarit dhe prezantuesit Adi Krasta.

Përmes një postimi të gjatë në Instagram, Flaka shkruan se Krasta ka qenë një frymëzim për të, i cili i ka mësuar që ajo t’u bindet thjesht rregullave të saj.

Flaka-2

“Unë gjithmonë kam dashur të më duan për atë që dua të jem, pa qenë e sforcuar të jem ajo që doni ju të jem! @adi_krasta (vëllai im i madh) që në fillim më mësoi t’i bindem rregullave dhe principeve të mia. Të falenderoj jo vetëm unë, por e them me plot gojën që i gjithë populli, të do për atë që je!”, përfundon Krelani.

Mesa duket kjo është mbështetja e saj për Krastën, i cili së fundmi thuhet se nuk do ta ketë më emisionin e  tij në News 24 për shkak të qëndrimit të tij kritik ndaj qeverisë.