Vëllai i Sara Hoxhës shton dyshimet për ndarjen e saj nga Ledri Vula
Marrëdhënia e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës vijon të jetë në qendër të vëmendjes.
Mes mohimeve të Sarës për ndarje, aludimet vijojnë të shtohen. Këtë herë është vëllai i saj ai i cili duket se i ka hedhur benzinë zjarrit. Kevin, për të cilin Sara ka folur disa herë në intervista dhe numëron goxha ndjekës në Instagram, ka bërë një veprim që ka rrëmbyer vëmendjen e “Revista Class”.
Ai ka pëlqyer një postim në Instagram, ku shkruhet se njerëz të afërt kanë konfirmuar ndarjen e Ledrit dhe Sarës. Sikurse mund ta shihni në “screenshot”, mes pëlqimeve në këtë postim është edhe ai i Kevin që na ka befasuar jo pak. A është ky një konfirmim i ndarjes? Apo thjesht
Vetë Sara jo më shumë se 4 ditë më parë mohoi zërat për ndarje. Reperi nuk është shfaqur në premierat e filmit “Në kuadër të dashurisë” ku Sara ka pasur rolin e parë dhe kjo ka nxitur çdo dyshim. Për më tepër ai nuk e ka mbështetur publikisht në rrjetet sociale. Në fakt Instagrami i Ledrit ka qenë i heshtur këto kohë. Ai ka hequr çdo postim, duke lënë vetëm 4 dhe nuk ka qenë aktiv.
“Tapetin e kuq ma la mua duke qenë se është edhe hera ime e parë dhe donte që ky moment të ishte vetëm për mua.”– tha Sara në premierën e filmit në Tiranë.
Po në Kosovë pse nuk ishte?
“Sepse Ledri ka obligimet e tij të cilave duhet tu shkojë pas dhe e shikoni vetë rrëmujën këtu. Ai nuk do merrte dot frymë.”– sqaroi mbrëmë në premierën e filmit në Prishtinë Sara, duke mohuar kategorikisht zërat për ndarje.
Class