Vëllai i këngëtares së njohur shqiptare i përgjigjet Zelenskyt, shkon në Ukrainë e vendoset kundër rusëve
Teksa kanë kaluar 13 ditë nga bombardimet ruse në Ukrainë, shumë njerëz e figura të njohura në publik kanë shprehur mbështetjet e tyre nëpërmjet solidarizimeve dhe rritjes së ndërgjegjësimeve në rrjete sociale.
Ndërkohë, shumë të tjerë kanë dhënë ndihmën e tyre duke qëndruar krahë ushtarëve ukrainas direkt nga fronti ku ata janë dhe po mundohen të mbrojnë vendin e tyre.
Deri më tani publikisht janë vetëm dy shqiptarë që kanë deklaruar se do t’i bashkohen frontit se Ukrainës kundër Rusisë dhe njëri prej tyre është vëllai i këngëtares së mirënjohur Shyhrete Behluli.
Sipas mediave të Kosovës bëhet djalë për Maliq Behlulin, i cili raportohet të jetë nisur drejt Ukrainës tashmë. Ndërkohë, edhe yjet ndërkombtar kanë kontribuar. Njëri prej tyre është edhe aktori i famshëm, Leonardo DiCaprio. Ai ka dhuruar 10 milionë dollarë – dhe kjo nuk është vetëm sepse ai është një filantrop.
Ylli 47-vjeçar ka rrënjë ukrainase – gjyshja e tij, Helena, ka lindur në Odessa në jug të Ukrainës, nga ku u transferua në Gjermani në vitin 1917. Leonardo, i rritur nga nëna e tij, Irmelin dhe gjyshja, u shoqërua nga të dyja në premierat e filmave të tij si “Titanic” dhe “The Man In The Iron Mask”.
Donacioni prej 10 milionë dollarësh i Leonardo DiCaprio për Ukrainën u zbulua nga “Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit”, i cili promovon zhvillimin në Evropën Lindore.