Vëllai i 26-vjeçares që u përd*unua në grup në Vlorë: Nëse shteti i fal autorët, nuk i fal unë. Ja si e mësuan ngjarjen
“Nëse shteti i fal, nuk i fal unë”, kjo është deklarata e fortë e vëllait të 26- vjeçares të përdhunuar disa ditë më parë në Vlorë, nga tre persona.
Ai ka treguar bisedën me të motrën pas ngjarjes, e cila i ka rrëfyer se kishte dalë me një person në lokal, ku kishte pirë diçka, ndërsa të tjerët ishin bashkuar në hotel.
“Ata janë katër persona, nuk janë tre dhe nëse shteti i fal nuk i fal unë. Nëse shteti apo gjykata i fal, unë nuk i fal”, ka thënë vëllai i saj.
Po ashtu në një intervistë në “Euronews Albania” ai ka ngritur dyshime në lidhje me hetimet që po ndjek policia dhe drejtësia në Vlorë në lidhje me rastin e të motrës.
Sipas tij ekspertiza mjekoligjore është bërë pas 5 ditësh, ndërkohë që duhej të bëhej brenda 72 orëve.
Ndërsa shtoi se autoritetet në fillim raportuan se janë tre autorë me qëllim fshehjen e të katërtit.
“Nuk e di kush ka vajtur në spital dhe ka bërë kërcënimin. Motra më tha që kishte shkuar nëna e njërit prej djemve për të hequr denoncimin.
Pas zonjës ka shkuar edhe një zotëri, i cili gjithashtu ka kërcënuar motrën në spital”, është shprehur vëllai i 26-vjeçares.
Ai tregoi se ka qenë një mjek nga spitali i Vlorës që i ka marrë në telefon dhe i ka informuar për ngjarjen. Kur ka shkuar në spital, djali tha se nuk iu dha asnjë detaj për çfarë kishte ndodhur.
“Motra ishte në reanimacion, nuk mund të fliste dhe doktorët nuk më dhanë shumë shpjegime. Unë dje e kam takuar motrën, sepse nuk jetoj këtu, jetoj jashtë shtetit. Ajo qëndroi në spital nga e premtja deri të hënën”, tha vëllai i vajzës.
Në momentin që vajza është përmendur ajo i ka treguar vëllait të saj se ka dalë me një djalë të pijë diçka dhe në një moment ka shkuar në tualet. Në momentin që është kthyer nga tualeti, djali me të cilin ajo kishte dalë i kishte dhënë një pije dhe pas asaj pije, vajza nuk ka qenë e vetdijshme.
Sipas asaj që viktima ka komunikuar me vëllain, nga lokali në drejtim të hotelit, vajza kujton se është larguar vetëm me djalin që kishte dalë të pinte diçka, ndërsa më pas janë bashkuar dhe personat e tjerë që kanë kryer krimin.
Ora News