Vëllai i Alban Skënderajt i hyn muzikës 42 vjeç, zbulon detajet e projektit
Pak javë më parë vëllai i Alban Skënderajt, Arbër Skënderaj, publikoi këngën e tij të parë. Projekti mban titullin “Brilla” dhe për realizimin e saj është kujdesur vetë Arbri për çdo detaj. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kantautori tregoi se i vëllai që për pak mbush 42 vjeç, jeton prej vitesh në Itali dhe ka një pasion të madh për muzikën. Tani që është i njohur për publikun, Arbri ka nisur të japë intervistat e para dhe mëngjesin e sotëm nëpërmjet një lidhje telefonike për “Wake Up” ai zbuloi se kënga është dedikim për të ëmën, e cila ka ndërruar jetë. Ai tregoi se ky ishte një motiv i fortë dhe për të bërë një këngë të dytë i duhet një arsye e madhe, sipas Who. Teksa u pyet për një bashkëpunim të mundshëm me Albanin, Arbri u shpreh se në një të ardhme edhe mund të vijë. “Nuk është se e përjashtoj. Një bashkëpunim me Albanin do ta bëja nëse vjen natyrshëm, në mënyrë spontane”, u shpreh ai.
Arbëri shtoi se pavarësisht pasionit për muzikën, e ka të vështirë të lërë pas jetën që ka krijuar deri tani.