Vedat Ademi: Romanca dhe dashuria me modelen në plazhet e Floridas në klipin e ri, sa për kthimin në Shqipëri nuk është habi që…

Fillimi i këtij viti e gjeti këngëtarin e njohur Vedat Ademi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është vendosur me familjen, bashkëshorten Dorela dhe djalin e tyre Jonart, për shkak të disa angazhimeve personale. Me të mbërritur atje artisti publikoi klipet “Bën ftohtë” dhe “Më mirë me zemër”, i pari i xhiruar në Toronto dhe i dyti në New York. Tashmë rikthehet me projektin e ri “Let me love”, në të cilin një histori dashurie romantike të xhiruar të xhiruar në atmosferën e plazheve të Miamit. Për karrierën e re jashtë Shqipërisë, miqësinë e ngushtë me familjen e artistëve Gent dhe Xhoi Bejko, dhe si arriti të ketë një trup fit, Vedati i rrëfen në këtë intervistë për revistën “Story”.

“Let me love”, kënga jote e re lançohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pse ideove të kthehesh me një këngë kaq romantike ndërkohë që po jeton në New York-un e zhurmshëm ku ritmi i jetës është marramendës?
New York-u i ka të gjitha. Sigurisht, ka mjaft zhurmë që nuk pushon asnjëherë, por ka edhe këngë romantike.
“Dashuria na mban gjallë” është një nga vargjet e kësaj kënge ku publiku mund të gjejë veten. Ku janë bërë xhirimet e këtij klipi intim dashurie mbi ujë?
Dashuria na mban gjallë se sigurisht shyqyr që kemi dashuri! Ndryshe lind pyetja: “Si do të mund të ishim pa dashuri?!” Klipi është realizuar në Clearwater (Florida), në plazhet e bukura të asaj zone.
Kush është modelja që ti përkëdhël në skenat e klipit, dhe pse zgjodhe një vajzë brune me kaçurrela kësaj here?
Vajza është një modele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila u përzgjodh midis modeleve të tjera. Ajo është e thjeshtë dhe figurante me kaçurrela për t’u fokusuar tek disa detaje dhe veprimet tona për të shprehur ndjenjën midis një çifti të dashuruar.
Sa kohë u desh për ta realizuar këtë projekt në lundrim, dhe sa ka kushtuar?
Klipi u realizua në dy ditë me xhirime. Vlera është më e lartë se realizimi në Shqipëri për arsye se edhe jetesa është më e shtrenjtë këtej.
Ka rënë në sy fakti që në këtë klip dukesh më elegant se kurrë më parë. Ke vazhduar humbjen e kilogramëve në Amerikë, dhe cili është sekreti që ke arritur të fizik kaq të tonifikuar?
Realisht nuk kam humbur peshë, por ushtrohem në palestër, dhe jam në process tonifikimi.
Nga fotot kemi parë që shoqëroheni shumë jashtë Shqipërisë me familjen e artistëve Gent dhe Xhoi Bejko. Çfarë ju lidh bashkë, pra keni planifikuar ndonjë bashkëpunim?
Gentin dhe Xhoin i kemi miq të ngushtë të familjes sonë. Kemi shoqëri prej vitesh dhe sigurisht gëzojmë për sukseset e njëri-tjetrit. Ndoshta do ta kem Gentin në ndonjë rol klipi pse jo, meqë klipe të tjera më presin.
Je ambientuar me jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe do e mendoje kthimin sërish në Shqipëri?
Jam ambientuar dhe besoj se kudo do të ambientohesha. Në lidhje me kthimin në Shqipëri nuk është habi, aty kam shtëpinë.