Vedat Ademi i rrëfehet Ori Nebiajt: Koncert recital në Tiranë dhe diçka më e madhe ku do të përfshij familjen!

Vedat Ademi ishte i ftuari i radhës në “Pushime On Top”, ku i rrëfeu Oriela Nebiajt  se së shpejti do të mbajë një koncert recital. Ama, kjo nuk është surpriza e vetme nga këngëtari. “Dua që të bëj një koncert recital. Përveçse një recital dua të bëj dhe diçka tjetër që ndoshta do jetë pak më e madhe sesa aq, që ka të bëjë me mua, me karrierën time ndoshta dhe me jetën time në muzikë. Do të përfshijë sigurisht edhe familjen time e gjithë gjërat që unë kam kaluar në muzikë. Shpresoj që koncerti recital të realizohet. Janë shumë njerëz që vazhdimisht më shkruajnë dhe duan diçka nga unë. Edhe mua personalisht më mungon shumë publiku i Tiranës”, tha Vedati.


Ndër të tjera, ai po sjellë edhe një bashkëpunim me një artiste të re. “Është një bashkëpunim që po punoj unë me një vajzë të re dhe të talentuar, Redina Trieshi. Ka zë të veçantë. Është këngë verore, e kësaj natyre pak a shumë që kam nxjerr deri tani”, theksoi Vedati./revistawho.com