“Vdiqa po ma kërkojnë të gjithë”- Olta Gixhari tregon “hallin” dhe zbulon gjininë e foshnjes: Vazhdoj të bëj seksin nëpër…
Pak ditë më parë u bë publik lajmi se aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari ishte në pritje të ëmbël.
Dhe ajo na ka zbuluar më shumë detaje rreth shtatzënisë së saj.
Ndërsa u shpreh se së shpejti do të publikojë foto ku duket barku i rrumbullakosur, ajo tregoi edhe gjininë e fëmijës.
Duke iu referuar foshnjes si “bebushi” la të nënkuptohet se është në pritje të një djali.
“Faleminderit me zemer per gjithe urimet tuaja, ma keni bere edhe me te embel pritjen e bebushit tim❤️ Shume shpejte do postoj nje foto(modeste) me barkaluq, se vdiiiqaa po ma kerkojne te gjiiithe😅Ps- une vazhdoj bej seksin neper foto nuk heq dore 😂Ju dua ,zemra mal ❤️❤️❤️”– shkroi aktorja, e cila e shoqëroi postimi me një foto të profilit të saj ku dukej shumë e ëmbël.
Aktualisht Olta ndodhet në Spanjë ku është zhvendosur për të jetuar me partnerin e saj misterioz.
Ajo ka zgjedhur ta mbajë larg publikut mashkullin që i ka rrëmbyer zemrën duke publikuar vetëm një foto me të e shtrirë në plazh, por që nuk i tregon fytyrën.
Panorama Plus