Vdiq nga mbidoza e heroinës, Jim Belushi befason me deklaratën: Kanabisi do ta shpëtonte vëllain tim
Aktori Jim Belushi është aq shumë pro kanabisit saqë ka ngritur fermën e tij.
Dhe ai beson se vëllai i tij John Belushi do ishte akoma gjallë nëse do kishte konsumuar kanabis.
Në premierën e “Growing Belushi”, një emision që fokusohet në përpjeket e aktorit me origjinë shqiptare për të rritur fermën e tij legale të kanabisit në Oregon, ai foli për vëllain e tij që vdiq në moshën në 33 vjeçare nga një mbidozë e kokainës dhe heroinës në Chateau Marmont në Los Angeles në vitin 1982.
Jim Belushi tha se beson se John vuajti nga enncefalopatia kronike traumatike si rezultat i të luajturit futboll në shkollë të mesme.
“Unë e di se kishte dëmtime në tru. Sapo pati në dispozicion alkoolin dhe drogën, mendoj se i konsideroi si një vetëmjekim,”– tha ai.
CTE është një sëmundje progresive e trurit e cila mund të shkaktohet nga trauma të përsëritura në tru, siç janë ato që vuajnë nga disa futbollistë kur goditen në fushë.
/Panoramaplus.al