Vdes Vivienne Westwood, stilistja që frymëzoi një gjeneratë të tërë!
Një lajm i hidhur ka ardhur për të gjithë adhuruesit e modës. Stilistja britanike Vivienne Westwood ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. Dizajnerja pioniere e modës pushtoi modën me stilet e saj të diskutueshme ‘Punk’ dhe ‘New Wave’ në vitet 1970.
Ajo ju dha jetë romantikëve të rinj dhe bëri një jetë të mahnitshme. Inovacioni dhe ndikimi i saj gjatë 60 viteve të fundit ka qenë i jashtëzakonshëm dhe do të vazhdojë në të ardhmen. Ikona e stilit veshi emrat më të mëdhenj të modës me kreativitetin e saj që shërbeu si muzë e të gjithëve.
Janë me qindra stilistët që u frymëzuan prej saj në të gjithë botën. Enada At’Nikolla ka qenë një nga fanset e hershme të saj në Shqipëri. Në mjaft interivsta e rrëfime ajo ka shprehur ndikimin që ka patur Westwood në krijimtarinë e saj dhe mënyrën e të parit të modës.
Lajmi për ndarjen nga jeta të Dame Vivienne Westwood ka prekur të gjithë botën, aty ku emri i saj ka ndikuar e mbi të gjithë njerzit e modës, të cilët kanë ndarë mesazhet e tyre nderuar jetën dhe veprën e saj.
Dizanjeri Marc Jacobs shkroi: “Ti e bëre e para. Gjithmonë. Stil i pabesueshëm me përbërje brilante dhe kuptimplotë. Unë vazhdoj të mësoj nga fjalët e tua dhe nga të gjitha krijimet e tua të jashtëzakonshme.”
Bashkëshorti dhe partneri në krijim i Westwood, Andreas Kronthaler tha: “Do të vazhdoj me Vivienne në zemrën time përgjithmonë. Ne kemi punuar deri në fund dhe ajo më ka dhënë shumë gjëra për të vazhduar”.
Duke nderuar Westwood-in, stilistja Victoria Beckham tha: “Jam shumë e trishtuar që mësova për ndarjen nga jeta të stilistes dhe aktivistes legjendare Dame Vivienne Westwood”.
Këngëtari Boy George, i cili u takua për herë të parë me Westwood në fillim të viteve 1980, e quajti atë “të shkëlqyer dhe frymëzuese” dhe “pa diskutim… Mbretëresha e padiskutueshme e modës britanike”.
Aktorja Kim Catrall e përshkroi atë në Instagram si një “gjeni të vërtetë që nuk e humbi kurrë grintën e saj veriore”
Supermodelja Claudia Schiffer shkroi se “zëri unik i Westwood do të jetë i pazëvendësueshëm dhe do të mungojë”.
Bordo