Vdes në moshën 40-vjeçare aktori i njohur i serialeve indiane

Aktori i njohur indian i filmave dhe serialeve indiane, Siddharth Shukla, ka vdekur papritur në moshën 40-vjeçare, nga një atak kardiak.

Një doktor indian tha për BBC se shkaqet e vdekjes nuk ishin ende të qarta, por mediat vendase thanë se kishte pësuar një atak kardiak.

“Ai u soll i vdekur në spital disa kohë më parë”,- tha një drejtues i spitalit ‘Cooper Hospital’ për mediat vendase: “Raportimet fillestare tregojnë se ka pësuar një atak kardiak, por për të qenë të sigurt duhet të përfundojmë autopsinë” – shtoi ai më tej.

Shukla kishte aktruar në shumë filma e seriale të industrisë indiane televizive të njohur si ‘Bollywood’.

“Lajmi ka tronditur industrinë televizive”,- tha Rohit Khilnani, kreu i grupit televiziv vendas NDTV.

Mesazhe të shumtë ngushëllimi vinin për aktorin nga industria, miqtë dhe familjarët. Ata shprehnin trishtimin për vdekjen e papritur në moshë kaq të re.