“Vdekjen e mora vesh nga lajmet, herën e fundit që e takova…/ Gjyshi i Mad Clip AKUZA: Nuk i gjejmë varesën me kryq, kushton 10 mijë euro. I kanë marrë dhe telefonin
Në fjalën e tij, gjyshi i reperit përshkroi takimin e fundit me nipin, duke shtuar se lajmin për vdekjen e tij e kishte marrë vesh në lajme.
Gjyshi i reperit Mad Clip ka bërë disa zbulime tronditëse gjatë një prononcimi për emisionet greke, duke u ankuar se sende me vlerë të madhe monetare ishin vjedhur nga trupi i nipit të tij.
Në fjalën e tij, gjyshi i reperit përshkroi takimin e fundit me nipin, duke shtuar se lajmin për vdekjen e tij e kishte marrë vesh në lajme. Ndërsa gjithashtu hodhi dyshime se personat që e gjetën trupin e tij brenda makinës, i kishin marrë varësen me kryq që mbante në qafë dhe telefonin e të riut. Sende që ende nuk janë gjetur nga familjarët.
“Falënderoj të gjithë të rinjtë e Greqisë që atë që takova dje në funeral në varreza … nuk e prisja një pritje të tillë. Fatkeqësisht, nipi vdiq herët. Për herë të fundit e kam parë më 20 korrik, sepse jetoj në fshat. Më futi në makinë, e cila fatkeqësisht e vrau. Kjo Porsche. Ne shkuam diku dhe u kthyem. Kur u largova ai tha “gjyshi të dua” dhe unë i thashë “edhe unë të dua”. Isha në fshat kur ndodhi aksidenti. Nëna e tij, nusja ime, më mori dhe më kërkoi numrin e telefonit të Dimitris, babait të tij. Dhe ai po qante. E kuptova dhe pyeta nëse kishte pësuar ndonjë gjë djali. Por ai s’ma tha. Ndeza televizorin dhe aty e pashë. Unë i thashë gruas sime që djali na është vrarë. Nga trupi i mungonte varsja me krye që e kishte blerë 10.000 euro i mungonte. Dikush ia ka marrë. Dikush i ka marrë edhe telefonin. Vetëm portofolin kishte, mbante 8,400 euro, atë e gjetëm,”-tha ai.
Reperi grek u gjet pa jetë brenda makinës së tij, 5 ditë më parë, pasi u aksidentua teksa kthehej nga një dasmë ku kishte marrë pjesë. Si pasojë e impaktit të përplasjes ai ndërroi jetë në vend, duke shkaktuar reagime të forta në vendin fqinjë dhe nga kolegët.
Marrë nga Protothema
(k.m/dosja.al)