Vdekja misterioze e Dj Avicii/ Dalin autopsitë e para pas dyshimeve për vrasje

Të premten një nga Dj më të njohur në botë Avicii ka humbur jetën në një mënyrë misterioze duke tronditur mbarë opinionin publik. Për vdekjen e Dj-it 28-vjeçar u bënë dy autopsi, për të reaguar shkaqet e vërteta të vdekjes, ndërkohë hetuesit kanë përjashtuar pistën e një vrasjeje apo krimi. “Ne konfirmojmë se nuk ka asnjë shenjë përsa i përket një piste kriminale. Ne i kemi të gjitha informacionet dhe detajet që lidhen me vdekjen e Avicii”, ka raportuar policia e Omanit. Sipas disa njoftimeve DJ ishte në Oman me pushime. Avicii ishte një nga DJ më të suksesshëm në botë dhe vitet e fundit ai kishte folur për disa probleme shëndetësore duke përfshirë pankerasin, dëmtime të ardhura për shkak të përdorimit të tepruar të alkoolit.