Vdekja e tij ndezi protesta të dhunshme në të gjithë Amerikën, autopsia zbulon se George Floyd ishte i infektuar me COVID-19
George Floyd, afro-amerikani që humbi jetën më 25 maj gjatë një arrestimi policor, e që shkaktoi protesta të dhunshme në të gjithë Amerikën, ka qenë i infektuar me koronavirus.
Sipas CNN, në autopsinë e tij, pasi iu bë tamponi, ai rezultoi pozitiv ndaj COVID-19.
Mjeku ligjo5rm Andrew Baker, shpjegoi se Floyd kishte qenë a-simptomatik, por theksoi se sëmundja nuk ka luajtur asnjë rol në vdekjen e tij.