Vdekja e parakohshme e Avicii-it/ Dj-i i njoftoi menaxherët gjashtë muaj më parë

Dj i hitit “Wake me Up”, Avicii, u gjend i vdekur rreth një javë më parë në një apartament në Oman. Pas ngjarjes tragjike të gjithë filluan të spekulonin se ndarja nga jeta në moshën 28-vjeçare, kishte ardhur vetëm prej konsumimit të alkoolit. Megjithatë ai kohë më parë e kishte pranuar vetë se dieta e tij përbëhej nga ushqime ‘fast-food’-i, pijet energjike dhe cigaret dhe kjo mund të ketë ndikuar negativisht në shëndetin e tij. Për më tepër kjo gjë vërtetohet edhe në një nga dokumentarët që është realizuar së fundmi prej tij. Në sekuenca të dokumentarit Avicii shihet shumë i lodhur, aq sa nuk mundet të mbajë hapur sytë e tij, shkruan Who. “Avicii-Histori të vërteta” është dokumentari, i cili e pati premierën 6 muaj para vdekjes së muzikantit, dhe përqendrohet tek Avicii, i cili u tregonte menaxherëve dhe bashkëpunëtorëve të tij se do të hiqte dorë nga muzika. Gjithashtu në dokumentar vetë ai ka pranuar se nëse nuk do ndalonte së performuari do të vdiste. Ky dokumentar është i vlefshëm në platformën “Netflix” në disa shtete të ndryshme, si në Gjermani dhe vendet skandinave.