Vdekja e Kadaresë/ Nusja e djalit të Enverit Hoxhës, Liliana: Hidhërim i pamasë!

Liliana Hoxha, bashkëshortja e djalit të dytë të diktatorit Enver Hoxha, Sokolit, ka reaguar e pikëlluar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Ajo thotë se ai është një legjendë, duke e renditur krah Balzakut, Dostojevskit e të tjerëve.

Ajo thotë se ndonëse Kadare ka ikur fizikisht, ai është mes shqiptarëve me veprat e tij dhe ashtu do të jetë gjithmonë.

“Hidhërim i pamasë per Ismail Kadarenë, ndonese ai nuk iku por mbeti. Ismaili shkruan çdo ditë e keshtu do të jetë gjithmone. Historia ka treguar që legjendat si ai flasin me shumë kur duket sikur nuk janë si Balzaku, Heminguej, Dostojevski, Markesi etj. U prehtë ne paqe shpirti i tij”, thotë Liliana Hoxha.

Nusja e djalit të dytë të Enver Hoxhës ka mbajtur përherë një linjë të ashpër ndaj familjes së diktatorit dhe veçanërisht, Nexhmije Hoxhës.

Ajo e ka akuzuar drejtpërdrejt Nexhmijen sa ishte gjallë se ka tentuar ta vrasë.

Po ashtu, Liliana Hoxha ka treguar publikisht atë që ndodhte në majën e kupolës së shtetit komunist pa dijeninë e Enver Hoxhës, por nën regjinë e Nexhmijes dhe Ramiz Alisë.

Ky reagim i nuses së Enver Hoxhës vjen një ditë nga ndarja nga jeta e shkrimtarit të madh, mes mesazheve të shumta të ngushëllimit dhe nga ana tjetër, mllefit të atyre që komentojnë në rrjet për “miqësinë” e pretenduar të diktatorit me Ismail Kadarenë.

voxnews.al