Vdekja e aktorit të njohur Xhevdet Feri, vajza e tij prek me dedikimin e saj, nxjerr këtë foto

Kur po bëhen dy muaj nga vdekja e aktorit të njohur Xhevdet Feri, më 16 janar të këtij viti, familja e tij ende nuk po mësohet dot me këtë fakt dhe malli që ndiejnë është shumë i madh.

Këtë boshllëk që ndiejnë, vajza e tij, Bora, nuk nguron ta përcjellë edhe në profilin e saj në Instagram shpesh, sic ka bërë edhe së fundmi, ku ka postuar një foto të saj me të atin e ndjerë dhe shkruan se i mungon shumë, duke e quajtur “papi”.

Aktori u nda nga jeta më 16 janar dhe familja, miq e të afërm e përcollën në banesën e fundit në një ceremoni private, pasi Feri kishte kërkuar të mos zhvilloheshin homazhe.

Bora-2

Feri humbi jetën pas një beteje gati prej dy vitesh me një sëmundje të rëndë.