Vdekja e 34-vjeçares në Spitalin Infektiv, nga testi që iu bë familjarëve të saj, pozitiv rezultoi edhe…
Babai i 34-vjeçares nga Librazhdi e cila humbi jetën dy ditë më parë në Spitalin Infektiv, e prekur nga koronavirusi ka rezultuar gjithashtu pozitiv.
‘Panorama’ mëson se pavarësisht përgjigjes pozitive, ai nuk ka shfaqur simptoma.
Tamponi u është marrë të gjithë familjarëve të viktimës pritet që testit t’i nënshtrohen edhe personat që kanë qenë në varrimin e të resë.
34-vjeçarja është viktima më e re e shënuar në vendin tonë e cila kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese.